Hotjar Tracking Code for http://newborn.media/
Ne si kompani kreative kemi nevojë për njerëz energjik, kreativ dhe profesionistë për të bashkëpunuar dhe për tu rritur profesionalisht bashkë me ne.
Përgjegjësitë për pozitën Social Media Manager:
– Të bëj konceptimin, planifikimin dhe implementimin e strategjive të mediave sociale.
– Të bëjë implementimin dhe optimizimin e kampanjave për të arritur objektivat e definuara.
– Të jetë i shkathët në identifikimin dhe monitorimin e konkurrencës së klientëve.
– Të realizojë raporte mbi rezultatet e çdo kampanje në rrjete sociale.
-Të jetë i/e aftë të menaxhojë dhe të mbikqyrë performancën e kampanjave në rrjete sociale për brende dhe biznese.
Kualifikimet për pozitën Social Media Manager:
– Të ketë të mbaruar fakultetin në fushën e marketingut digjital, ose ne fusha relevante.
– Të ketë minimalja 2 vite përvojë pune si Social Media Manager(përvoja në agjenci kreative është e preferueshme).
– Të jetë i/e aftë të menaxhojë platformat si Facebook, Instagram, LinkedIn, Ads Manager, Google Analytics.
– Të ketë aftësi planifikuese dhe te jetë i/e aftë për të punuar në grup.
– Të jetë njohës i mirë i/e gjuhës angleze.
– Të ketë ambicie për tu zhvilluar profesionalisht.
Nëse zotëroni kualifikimet e nevojshme, dërgoni CV-në e-mail me subjektin: Socia Media Manager në hello@newborn.media
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen!
Share to: